U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com
Një ndër kishat më të dëgjuara të zonës të periudhës së Mesjetës shqiptare, është dhe Kisha e Shën Ndout. Për shkak të vlerës që i dha Kishës dhe ndërtimeve që bëri Skënderbeu në atë zonë të Kepit në shekullin e XV, indirekt Kisha lidhet edhe me emrin e Skënderbeut. Në një qafë të ulët në mes të dy kodrave pranë bregut të detit në pjesën veriore të Kepit të Rodonit ruhen rrënojat e Kishës së Shën Ndout. Monumenti paraqet vlera si një ndërtesë që i takon arkitekturës romaniko-gotike të shek. XIII. Pas rindërtimit të saj vitet e fundit mund të shihen ende qartë një kalorës mbi kalë dhe një shqiponjë dykrenare, me krahë të ulur poshtë. Në pjesë të tjera të mureve ka gjurmë të tjera afresku. Studjues të ndryshëm e vendosin ndërtimin e Kishës së Shën Ndout dhe Manastirit të Shën Mërisë, në shekullin e XIV. Për shkak të vlerave të saj monumentale, të lidhjes së ekzistencës së saj me njëren nga periudhat më të shquara të historisë së Shqipërisë si dhe për shkak të pozicionit gjeografik dhe peisazhit mahnites, Kisha e Shën Ndout është njëra nga pikat më të vizitueshme për turistët dhe vizitoret vendas. Ajo kishë dhe zonat për rreth konsiderohen vend i shenjtë dhe me datë 13 Qershor të cdo viti kjo Kisha bëhet vend pelegrinazhi dhe feste ku përvec mijëra banoreve vendas dhe të zonave përreth vijnë edhe turistë e vizitorë të tjerë.
Në atë vend mund të shkohet nga cdo zonë e Komunës së Ishmit, por mund të arrihet edhe me rrugë detare pasi atje pranë është një skelë e lashtë akoma funksionale.
Me
mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistice in Albania"
  
Regione
      
PromAdria
Marche                 
  
  
  
-----------------------------
V.A.L.T.-
Valorization of Art,
Language and Tourism
     
   
V.A.L.T                 C
E
           
Regione
Puglia   Provincia
Lecce