U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com
Shaban Dervishi
Gjëndet në fshatin Shkafane të Komunës së Ishmit, më pak se tre km larg nga Gjiri i Lalezit dhe buzë superstradës së re qe lidh autostradën me Gjirin. “Taulda” e ka kthyer në “Qendra për Nxitjen e Agroturizmit”. Pronari vazhdon investimet për ta transformuar në një kompleks me shumë shërbime për pushimin dhe argëtimin e turistëve.
Pozicioni i vecantë në hyrje të Komunës, gjelbërimi i pafund, afërsia me detin, me pyjet dhe rezervuarët gjigande të zonës, me fermat e podhimeve organike, lehtësia për të arritur pikat e vizitueshme historike e monumetet e natyrës, i bëjnë pushimet në këtë vend, te këndëshme e të larmishme.
Në një sipërfaqe të rrethuar prej disa hektarë gjenden:
Një shtëpi karakteristike shqiptare e mesit të shekullit të kaluar, e ristrukturuar sipas standarteve më të mira të kohës, por pa e dëmtuar traditën. Në këtë territor gjëndet edhe një hotel i vogël i pajisur me gusto. Në katin përdhes të hotelit është një restorant i pajisur mirë, me një guzhinë të kompletuar dhe me shefin që njeh mirë sekretet e guzhinës tradicionale. Brënda territorit është një rezervuar i vogël ku turisti mund te peshkojë. Pak më larg është vendi ku pronari mban qingjat e kecat që sigurojnë mishin natyral, aty afër është vëndi ku mbahen pulat qe rriten ne gjendje natyrale dhe brënda në pyll është kompleksi i vogël i dhive që siguron djathin natyral aq të preferuar për ata që e kanë shijuar. Hapsirat brënda këtij territori janë të mbushura me lule e bimë dekorative, ndërsa jashtë tij janë parcelat me pemë frutore, ullishte e vreshta.
Në shtëpinë karakteristike ka:
Një dhomë gjumi matrimoniale.
Një dhomë teke me dy shtretër.
Guzhinë e dhomë ngrënie.
Soxhiorno e shërbimet sanitare..
Hoteli i vogel ka pese apartemente te vegjel me te gjitha sherbimet ku mund te qendrojne deri 10 deri 15 turistë. Po ashtu aty është një soxhiorno e mobiluar me gusto dhe një guzhinë për ata që dëshirojne të gatuajnë vet.
Sipas dëshires së miqve, shtëpia ofron drekë e darkë të guzhinës tipike të zonës.
Ofron gjithëashtu mundësinë për të gatuar vetë duke siguruar prodhimet organike dhe peshkun e freskët te zonës.
Pronari ofron gjithëashtu mundësinë për organizimin e ngjarjeve, konferencave e seminareve.Cmimet e shërbimeve:
Në sezonin e ulët : Fjetje dhe mëngjesi: 15 Euro për person.
Në sezonin e lartë: Fjetje dhe mëngjesi: 19 Euro për personPrenotimet bëhen nëpërmjet U.P.R. “Tauleda”
Adresa: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mobile: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com
Me
mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione
      
PromAdria
Marche                 
  
  
  
-----------------------------
V.A.L.T.-
Valorization of Art,
Language and Tourism
     
   
V.A.L.T                 C
E
           
Regione
Puglia   Provincia
Lecce