U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com
Me
mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione
      
PromAdria
Marche                
  
  
  
-----------------------------
V.A.L.T.-
Valorization of Art,
Language and Tourism
     
   
V.A.L.T                 C
E
           
Regione
Puglia   Provincia
Lecce
TURIZMI DETAR
Bregdeti i Durresit me gjatesi 68 km, shtrihet nga jugu ne Gjirin e Durresit, ne veri ne derdhjen e lumit Ishem. Pjesa me e madhe e tij eshte e sheshte dhe ranore. Ne kodrat e Durresit dhe ne Kepin e Rodonit bregu eshte shkembor. Ne shume pjese te tij, paralelisht me detin, shtrihen breza pyjor kryesisht me pisha detare. Kodrat jane te veshura me shkurre tipike mesdhetare. Peisazhi i bregut eshte terheqes dhe i larmishem. Pervec zones me gjatesi gati 10 km rreth qytetit te Durresit, bregdeti eshte I pashfrytezuar. Plazhet e Rrushkullit, te Hamalles dhe ata te Gjirit te Lalezit, jane nga me te miret dhe krejt te pa zene me ndertime. Keto plazhe, kodrat buze detit dhe zonat rreth tyre, jane nje potencial I madh per zhvillimin e turizmit detar.
Ne pjesen e perdorur deri tani si dhe Brenda zonave te banuara, eshte krijuar nje infrastrukture shume e mire per te kaluar pushimet. Ne kete zone gjenden hotele te te gjitha kategorive dhe restorante ku sherbehet guzhine e vendit si dhe ato te guzhinave me te mira nderkombetare. Krahas ketyre gjenden edhe mjedise te tjera te nevojshem ne funksion te turisteve, per te kaluar kohen e lire, per te bere shoping etj.
Ne kete pjese do te gjeni te dhena te plota per hotele, restorante etj.
Distanca nga qyteti i Durresit:Plazhi I Durresit (mes) – 5 km, Shkembi i Kavajes (mes) – 8 km,
Sukth – 12 km, Rrushkull – 24 km, Perlat – 23 km, Hamalle – 26 km,
Shkafane – 28 km, Shen Pjeter – 33 km (Nga Tirana – 42 km),
Ishem – 35 km, Aeroporti “Nene Tereza” – 28 km, Fushe Kruje – 33 km,
Kruje – 41 km, Tirane - 38 km.