BAZILIKA E GJURICAJT

Plazhi i Shënpjetrit

KISHA E SHEN NDOUT, KEPI I RODONIT

KALAJA E SKENDERBEUT, KEPI I RODONIT

KALAJA E ISHMIT

PYLLI I KOLNDREKJAVE

Kepi dhe Faleza e Rodonit

U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com

Gjiri i Lalëzit

Është njëra nga zonat e banuara të Komunës së Ishmit. Ka disa fshatra, të cilët janë të vendosur në këmbët e kodrave të komunës, në ultësirën që rrethon plazhet e bukura të Gjirit të Lalëzit. Gjatësia e vijës bregdetare është rreth 10 km. Gjerësia e brezit të rërës në të gjithë gjatësinë e gjirit shkon nga 150 deri në 300 m. Brezi i rërës kufizohet nga një pyll i dendur me pisha të larta, i ruajtur mirë e krejt i virgjër. Për shkak te shkurreve të dendura tipike mesdhetare e pishave, zona është gjithmonë e gjelbër. Klima është e butë, sepse kodrat që ndodhen në shpatullat e saj e mbrojnë nga erërat e veriut. Kepi i Rodonit dhe kodrat e Draçit e të Kuratnit, që zbresin ëmbël në plazh, krijojnë një peizazh të mrekullueshëm. E gjithë zona i ngjan një amfiteatri gjigand, ku spektatorët imagjinarë shohin shfaqjen që zhvillohet në arenën det.
Përveç munëesisë së plazhit, zona ofron peizazhe e vende të bukura për shëtitje në natyrë, për ecje në këmbë, për ngjitje e për shëtitje me biçikletë. Në det të qetë është mundësia për të vajtur me motoskaf në Kepin e Rodonit, ku përveç peizazhit të jashtëzakonshëm, ke mundësinë të vizitosh Kalanë e Skënderbeut, Kishën e Shën Ndout, skelën e lashtë e po ashtu të mbledhësh bimë aromatike e medicinale, që rriten në kodrat e pastra të asaj zone. Një zhytës amator do të gjejë të gjitha bukuritë e rralla të nënujit, ndërsa një profesionist mund të bëjë edhe studime në mbetjet e shumta arkeologjike në ujërat që rrethojnë Kepin. Këto aktivitete mund t’i realizosh edhe duke vajtur në Kep me makinë.
Një rrugë prej 3 km e lidh Shën Pjetrin me fshatin më të afërt në kreshtat e kodrave. Që aty hapet pamja e pjesës veriore të Kepit të Rodonit dhe përtej Gjirit të Matit vështrimi shkon deri në Mal të Zi.
Përveç produkteve organike të vendit, kjo zonë dallohet veçanërisht për peshkun e saj shumë të shijshëm. Levreku, dentali, gjuhëza e shumë lloje të tjerë peshqish e molusqesh të zonës janë më të kërkuarit nga tregtarët e peshkut e më të preferuarit në restorantet e qyteteve të medha apo edhe për eksport. Amatorët e peshkimit kanë mundësinë që të shoqërojnë peshkatarët në mëngjeset e bukura kur dalin në det për të mbledhur rrjetat. Në këtë shëtitje me siguri do të kenë fatin që të shohin edhe breshkat gjigande të detit, që nuk janë të rralla në atë zone. Kur vizitorët janë me të vërtetë tifozë në gjuetinë e peshkut, i marrin me vete edhe pajisjet e nevojshme. Kur dielli i mëngjesit të fillojë të vizatojë konturet e kodrave e të kaltërojë ujin e detit, bashkë me ngrohtësinë e rrezeve që të bien në shpinë, do të ndjesh me siguri në dorë dridhjen e filispanjës, në kraharor rrahjet e shpeshta të zemrës tënde dhe do ndjekësh vallëzimin e trishtuar të peshkut në grep. Ky realitet përsëritet edhe në mbrëmjet e qeta. Dallimi i vetëm do të jetë se rrezet e diellit të zjarrtë të stërmadh që qëndron pezull në fund të horizontit tënd detar, do të bien në gjoksin tënd dhe të kodrave prapa teje.
Për të mbërritur në Gjirin e Lalëzit nga Durrësi, preferohet të lesh autostradën e Tiranës në Sukth e të marrësh drejtimin e Ishmit. E gjithë rruga është rreth 35 km. Edhe kur nisesh nga Tirana apo nga Aeroporti nacional, aktualisht preferohet të dalësh nga autostrada në Sukth. Gjatësia e rrugës në këtë rast është pak më shumë se 40 km. Me mbarimin e rrugës së re nacionale për në Gjirin e Lalëzit, dalja më e preferuar do të jetë ajo e Maminasit (qendër e banuar përpara Sukthit).


Me mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione        PromAdria
Marche
       
   
      
        
-----------------------------

V.A.L.T.- Valorization of Art,
Language and Tourism

         
V.A.L.T                 C E
           
Regione Puglia   Provincia Lecce

Reklama

© Tauleda, ky web site eshte finacuar nga
Projekti "Zhvillimi i Sistemeve Turistike ne Shqiperi" dhe Projekti V.A.L.T "Vleresimi i Artit, Gjuhes dhe Turizmit"