BAZILIKA E GJURICAJT

Plazhi i Shënpjetrit

KISHA E SHEN NDOUT, KEPI I RODONIT

KALAJA E SKENDERBEUT, KEPI I RODONIT

KALAJA E ISHMIT

PYLLI I KOLNDREKJAVE

Kepi dhe Faleza e Rodonit

U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com

Kalaja e Ishmit

 

Kalaja e Ishmit është e vendosur në një pikë dominante të qendrës së Komunës së Ishmit, nga ku “kontrollohet” cdo rrugë hyrje nga deti për në brendësi të territorit të asaj zone. Në këmbët e saj është lumi i Ishmit i cili dikur ishte i lundrueshëm dhe përfundonte në një skele në breg të detit. Përvec kësaj kalaja ishte e vendosur në qendër të një zonë shumë të populluar në atë kohe, banorët e të cilës nuk i nënshtroheshin dhe krijonin vazhdimisht probleme për Perandorinë Otomane. Kështu me propozimin e një feudali të pasur në Portën e Lartë te Perandorise Otomane, u ndërtua kalaja e Ishmit. Qëllimi saj ishte ruajtja e vilajetit nga fshatarët kryengritës dhe kontrolli i skelës së Ishmit, për të ndaluar kondrabandën me venedikasit. Kalaja e Ishmit filloi të ndërtohej në verën e vitit 1572 dhe përfundoi në vitin 1574. Pas përfundimit të punimeve ne kështjelle u vendos një garnizon prej 410 ushtarësh dhe me armatimet me te mira te asaj kohe. Trashësia e mureve të kalasë nuk është e njëllojte, ajo varion nga 1.50 – 1.20 m. Trashësinë më të madhe e kanë muri jugperëndimor dhe juglindor, të cilët kanë një mbrojtje natyrore më të dobët. Lartësia e mureve në pjesët më të ruajtura nuk i kalon 5 m. kështu që po të shtohet lartësia e bedenave do të ishte një lartësi e përgjithshme prej rreth 7 m. Terreni Brenda kështjellës është më i ngritur nga ai jashtë saj, kështu që muret ju vishen pjesërisht shpateve te kodrës. Një pjesë e konsiderueshme e mbushjeve është krijuar që nga koha e ndërtimit të kështjellës deri në ditët tona, dhe sidomos kur ajo e pat humbur rëndësinë e saj të dikurshme.
Lehtësia për të arritur tek kalaja, peisazhi i larmishëm dhe i jashtëzakonshëm që hapet nga ai vend, gjendja e saj e mirë dhe historia që lidhet me ndërtimin e jetën e kalasë, e bëjnë një pikë tërheqëse për turistët e shumtë që vijnë për ta vizituar si nga brenda ashtu edhe nga jashte Shqiperise. për të luftuar kundër fshatarëve kryengritës dhe për kontrollin e skelës së Ishmit, për të ndaluar kondrabandën me venedikasit.

 

Me mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistice in Albania"
  
Regione        PromAdria
Marche
       
   
      
        
-----------------------------

V.A.L.T.- Valorization of Art,
Language and Tourism

         
V.A.L.T                 C E
           
Regione Puglia   Provincia Lecce

Reklama

© Tauleda, ky web site eshte finacuar nga
Projekti "Zhvillimi i Sistemeve Turistike ne Shqiperi" dhe Projekti V.A.L.T "Vleresimi i Artit, Gjuhes dhe Turizmit"