BAZILIKA E GJURICAJT

Plazhi i Shënpjetrit

KISHA E SHEN NDOUT, KEPI I RODONIT

KALAJA E SKENDERBEUT, KEPI I RODONIT

KALAJA E ISHMIT

PYLLI I KOLNDREKJAVE

Kepi dhe Faleza e Rodonit

U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com

Bazilika e Gjuricajt

 

Periudha e antikitetit te vonë në këtë zone, shfaqi karakteristikat që dallohen në tërë provincën e Epirit të ri e më gjerë. Përvec vazhdimësisë së jetës dhe lidhjeve të vazhdueshme të zonës me qendrat e tjerat, kemi kristianizim të botës shpirtërore dhe ngritjen e kishave të para, vecanërisht në pika strategjike, si psh, pranë vendkalimeve kryesore apo pranë qëndrave të rëndësishme të banuara. Kështu mund të shpjegohet ngritja e një bazilike madhështore në Gjuricaj. Ajo është një kishë e tipit bazilikë, ndërtuar prej guri me breza prej pesë rradhë tullash të lidhura me llac gëlqeror. Një pjesë e tullave ruajnë në faqe vula në trajte kryqi ose ylli gjashtë cepash në reliev të ulët. Kjo bazilikë dallohet për praninë e elementëve arkitektonikë si kapitele, imposte, kolona, pllaka ikonostasi etj., me cilesi te larte dhe shije artistike. Janë gjetur gjithashtu edhe tasela mozaiku dhe fragmente afreskesh. Duke u bazuar në gjetjet arkeologjike dhe teknikat e punimit të elementëve, autori i gërmimeve, arkeologu Halil Myrto, e datoi ngritjen e kësaj bazilike në fillimet e shek. VI pas Kr. Prania e kësaj bazilike është e lidhur me emrin “Pazare” të zonës poshtë kodrës së Gjuricaj, duke nënkuptuar ekzistencën e një tregu të madh, që mund të ketë qënë organizuar pranë kësaj kishe.
Ne kete vend mund te arrihet nga cdo pjese e Komunes se Ishmit. Atje mund te shkohet edhe direkt nga Fush-Kruja apo Tirana e Durresi.

 

Me mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistice in Albania"
  
Regione        PromAdria
Marche
       
   
      
        
-----------------------------

V.A.L.T.- Valorization of Art,
Language and Tourism

         
V.A.L.T                 C E
           
Regione Puglia   Provincia Lecce

Reklama

© Tauleda, ky web site eshte finacuar nga
Projekti "Zhvillimi i Sistemeve Turistike ne Shqiperi" dhe Projekti V.A.L.T "Vleresimi i Artit, Gjuhes dhe Turizmit"