BAZILIKA E GJURICAJT

Plazhi i Shënpjetrit

KISHA E SHEN NDOUT, KEPI I RODONIT

KALAJA E SKENDERBEUT, KEPI I RODONIT

KALAJA E ISHMIT

PYLLI I KOLNDREKJAVE

Kepi dhe Faleza e Rodonit

U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com

Likmetaj

Është zona qendrore e Komunës së Ishmit. Relievi i saj i ngjan një ballkoni gjigand nga ku mund të soditësh detin, fushat e bukura të Thumanës dhe malet e Krujës. E gjithë zona është e zhytur në një gjelbërim të mrekullueshëm të shkurreve e të pyjeve. Nga qendra e Komunës zbresin tri rrugë të bardha, të cilat të çojnë në plazhet e Likmetajt, në Durrës e Tiranë dhe në Fushë-Krujë e Tiranë.
Kjo zonë, ndonëse pak më e populluar se zonat e tjera të Komunës, dallohet për shtëpitë e bukura dhe karakteristike, pastërtinë, peizazhin e larmishëm, prodhimet organike, gatimet tipike të vendit e mikpritjen e njerëzve bujarë etj. Tamam në qendër të zonës ngrihet Kështjella mesjetare e Ishmit që mbart mbi vete një histori shumë interesante. Po aty është xhamia që supozohet të jetë ndërtuar në shek. XVII. Ky objekt ka vlerën e një monumenti falë kohës kur është ndërtuar, cilësisë dhe materialeve të përdorura për ndërtim si dhe gjendjes së mirë në të cilën është aktualisht mbas restaurimit të kohëve të fundit. Pak më tutje është bazilika e Gjuricajt, e cila konsiderohet me vlera të mëdha për historinë Shqipërisë. Pranë saj gjendet një banesë tip kulle mesjetare që dëshmon civilizimin e hershëm të zonës. Po në këtë zonë gjendet edhe i quajturi Pazari i vjetër, i cili supozohet të ketë qenë një nga qendrat më të rëndësishme tregtare të Shqipërisë së Mesme që nga lashtësia.
Pranë kështjellës gjendet varri i birit të famshëm të Ishmit, piktorit me famë botërore Ibrahim Kodra, qe mban titullin „Nderi i Kombit“. Në vitet e fundit të jetës së tij në Itali, duke kujtuar me mall vendlindjen, artisti shkruan: …“ Shtëpia jonë në kodër qe e rrethuar me kumbulla. Në pranverë oborri rrethohej me një pretuberancë lulëzimi të bardhë. Kur e shihje në largësi, ky shkumëzim dukej se ishte pjesë e dallgëzimit të detit. Eh deti…Deti është pelena ime. Është më shumë se kaq. Detin e kam brenda vetes, si të thuash, qarkullimin e madh e të vogël të gjakut. Detin e vendlindjes...“.
Bashkë me varrin e artistit të madh, vizitori ka mundësinë që të shohë ato vende që i përshkruan kaq realisht ai.

 

Me mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione        PromAdria
Marche
       
   
      
        
-----------------------------

V.A.L.T.- Valorization of Art,
Language and Tourism

         
V.A.L.T                 C E
           
Regione Puglia   Provincia Lecce

Reklama

© Tauleda, ky web site eshte finacuar nga
Projekti "Zhvillimi i Sistemeve Turistike ne Shqiperi" dhe Projekti V.A.L.T "Vleresimi i Artit, Gjuhes dhe Turizmit"