U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com
Me
mbështetje të Prefekturës së Qarkut Durrës
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione
      
PromAdria
Marche                 
  
  
  
-----------------------------
V.A.L.T.-
Valorization of Art,
Language and Tourism
     
   
V.A.L.T                 C
E
           
Regione
Puglia   Provincia
Lecce
Vështrim mbi gjeografinë e Qarkut
Qarku i Durrësit shtrihet në ultësirën perëndimore qendrore të Shqipërisë. Pozicioni i tij kundrejt pjesës tjetër të Shqipërisë si dhe kundrejt detit, e kanë bërë një udhëkryq të rrugëve të rëndësishme ndërkombëtare qe nga lashtësia. Përmendim rrugën e lashtë “Egnatia”, e cila mbasi vinte nga Gadishulli Italik, kalonte në Durrës e vazhdonte deri në lindje, ku bashkohej me Rrugën e Mendafshit, duke e bërë kështu Durrësin një nga polet më të rëndësishëm të korridorit më të madh ndërkombëtar të atyre kohëve. Edhe Korridori VIII e ka konsideruar Durrësin si urë dhe pol qendror.
Qarku shtrihet ndërmjet 19° 25’ 00’’ dhe 19° 55’ 09’’ në drejtimin perëndim - lindje si dhe ndërmjet 41° 16’ 30’’ dhe 41° 36’ 35’’ në drejtimin jugë - veri. Në afro 30% të kufirit të tij laget nga Deti Adriatik. Pjesa më e madhe e relievit të Qarkut është fushor e kodrinor dhe vetëm në një pjesë të Krujës relievi është malor me lartësi maksimale 1724 m. Malet e Krujës krijojnë një lloj tarrace gjigande nga ku, në ditë të kthjellta, mund të shëtitësh vështrimin nga jugu deri në veri të Shqiperisë. Pjesa më e madhe e kodrave është e mbuluar me shkurre tipike mesdhetare dhe pyje, ndërsa zonat malore janë të mbuluara nga pyje të llojeve të ndryshëm në përputhje me lartësinë.
Përveç dy lumenjve që përshkojne Qarkun dhe derdhen në det, brenda kufijve të Qarkut, veç burimeve të shumtë që sjellin gjithë vitin ujë të ftohtë e me vlera kurative, janë edhe një numër i madh rezervuarësh ujëmbledhës me vlera për ekonominë, peizazhin e klimën.
Larmia e madhe e relievit, afërsia me detin, burimet dhe shkurret e pyjet mbajnë brenda edhe një florë e faunë shumë të pasur. Kjo larmi relievi, deti, ujërat e brendshme dhe pyjet krijojnë gjithashtu peizazhe të të gjitha llojeve dhe mjaft terheqës.
Klima në zonat e ulta është e butë dhe temperatura mesatare e detit gjatë verës është 25° -26° C. Numri mesatar i orëve me diell gjatë vitit i kalon 2700. Natyrisht, në zonat malore gjatë dimrit temperaturat zbresin shumë nën 0°C dhe bien reshje të shumta dëbore. Nuk është vetëm shaka kur disa vizitorë thonë se në Qarkun e Durrësit mund të lahesh paradite në det dhe mbasdite të shkosh për të bërë ski në Qafë-shtamë të Krujës.
Sipërfaqja e Qarkut është 76.600 ha. Administrativisht ndahet në dy rrethe: Durrësi e Kruja. Të dy këto rrethe ndahen në 6 Bashki e 10 Komuna, ku këto të fundit janë një bashkim fshatrash të vendosur në distanca të vogla nga njëri - tjetri. Në Qark banojnë rreth 400.000 banorë të vendosur kryesisht në qytetet kryesore dhe në Komunat pranë tyre.
Vlen të vëmë në dukje që në territorin e Qarkut gjënden dy nyjet më të rëndësishme të hyrje-daljeve nga Shqipëria : Porti detar i Durrësit dhe Aeroporti Nacional « Nënë Tereza » në Rinas.