U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com

Me mbështetje të Prefekturës së Qarkut Durrës
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione        PromAdria
Marche
                         
-----------------------------

V.A.L.T.- Valorization of Art,
Language and Tourism

         
V.A.L.T                 C E
           
Regione Puglia   Provincia Lecce

Vështrim mbi historinë e Qarkut

Dokumentet e shkruara dhe gërmimet arkeologjike, provojnë që qyteti i Durrësit, kryeqendra e Qarkut me të njëjtin emër, është themeluar si qytet në vitin 627 para erës së re. Qyteti u ndërtua mbi bazën e venbanimeve ekzistuese të ilireve të lashtë. Pozicioni tepër i veçantë gjeografik si urë lidhëse ndërmjet Lindjes e Perëndimit dhe po ashtu si udhëkryq i rrugëve detare, i dhanë kësaj zone një zhvillim të rëndësishëm dhe e kthyen në njërën nga qendrat rajonale të ngjarjeve më të mëdha historike të të gjitha kohërave. Kështu, Durrësi dhe zonat rreth tij morën pjesë në histori dhe bënë edhe vet histori.
Territori i Qarkut të Durrësit shtrihet në atë pjesë të Shqipërisë, në të cilën që nga lashtësia e deri në kohët e sotme, pa asnjë periudhë heshtjeje, është incizuar historia e njërit prej popujve më të vjetër të Mesdheut. Çdo profil gërmimi apo edhe mbitoka evidentojnë gjurmë të kulturës autoktone ilire, të kulturave helene, romake, bizantine, veneciane, otomane e deri ato të kohëve të reja. Nëntoka dhe sipërfaqja e Durrësit dëshmojnë qartë lavdinë, shkëlqimet dhe rëniet e banorëve të kësaj zone në periudha të ndyshme të historisë, dëshmojnë kulturën e tij origjinale dhe marrëdhëniet e fuqishme me kulturat e popujve të tjerë. Në shkrimet e historianëve të çdo epoke ku bëhet fjalë për zhvillime e ngjarje të mëdha të popujve të Adriatikut e Jonit, me siguri gjen të përmendur edhe Durrësin. Edhe një vizitë e shkurtër në qytetin e Durrësit, do të jetë një udhëtim në historinë e Shqipërisë. Vizitori ka mundësi të shohë një nga amfiteatrot më të mëdhenj të vendeve të Adriatikut, Rotondën, Bazilikën, Termet, Mozaikët, Kështjellën, Torrën veneciane, Muzeumin Arkeologjik, Muzeumin Etnografik etj. etj.
Por nuk është vetëm qyteti i Durrësit. Vetëm 40 km rrugë në drejtim të veriut të qytetit të çojnë në Ishëm, ku përveç peizazhit, vizitori do të shohë Bazilikën e Gjuricajt, Kishën e Shën Ndout, Kalanë e Ishmit, Kalanë e Skenderbeut, Kepin e Rodonit etj. Duke njohur Ishmin, vizitori do të njihet me njërën nga qendrat më të zhvilluara të të quajturit trekëndëshi i famshëm i civilizimit të periudhës antike.
Më pak se 40 km në drejtim të verilindjes të çojnë në Kalanë e Zgërdheshit apo sipas studiuesve në Albanopol, kryeqendra e Albanëve, Ilirëve të lashtë, kryeqendra e të parëve të shqiptarëve të sotëm.
Pak më shumë se 40 km nga Durrësi, të çojnë në qytetin e Krujës, në kryeqendrën e shqiptarëve të shekullit XV. Emri i këtij qyteti është i lidhur ngushtë me atë të Skënderbeut, të heroit të kombit të shqiptarëve. Kalaja e këtij qyteti si dhe Muzeumi historik shumë i pasur që mbajnë emrin e Skënderbeut, Pazari i vjetër, Muzeumi i pasur etnografik, janë vetëm një pjesë e gjurmëve të historisë që ka Qarku i Durrësit.

 

 

© Tauleda, ky web site eshte finacuar nga
Projekti "Zhvillimi i Sistemeve Turistike ne Shqiperi" dhe Projekti V.A.L.T "Vleresimi i Artit, Gjuhes dhe Turizmit"