Kalaja e Skenderbeut, Kepi i Rodonit
Mozaiku i bazilikës së Arapajt
                    ... më tepër
U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com
Me
mbështetje të Prefekturës së Qarkut Durrës
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione
      
PromAdria
Marche                 
  
  
  
-----------------------------
V.A.L.T.-
Valorization of Art,
Language and Tourism
     
   
V.A.L.T                 C
E
           
Regione
Puglia   Provincia
Lecce
Ky monument i lashte ndodhet tamam ne qendren historike te qytetit te Durresit. Amfiteatri i Durrësit është një nga më të mëdhenjtë e gadishullit ballkanik dhe deri tani i vetmi në Shqiperi. Kapaciteti i këtij Amfiteatri ishte 15-20.000 spektatorë, hyrja e të cilëve lehtësohej nga një sërë korridoresh unazore simetrike, të zbutura nga shkallë të drejtuara për në kate të ndryshme. Boshti më i madh është 136m, lartësia e ruajtur deri në 20m. Eshtë gërmuar për gati gjysmën e shtrirjes së tij, kështu që nuk dihet se për ku drejtohej galeria e madhe veriore që është e futur në kodër. Arena ndahet nga vendi ku qëndronte publiku nga një bazament i lartë mbrojtës. Ndërtimi duhet të jetë bërë gjatë sundimit të Traianit (98-117 e.s). Qyteti ne ate kohe kishte nje biblioteke shume te pasur si dhe ndertime te tjera ne perputhje profilin kulturor te qytetit si dhe qendra te tjera per defrime te banoreve te tij. Nga një mbishkrim (CIL III, I,606) mesohet që për inagurimin e bibliotekës u zhvilluan lojëra me 12 çifte gladiatorësh. Gërmimet e drejtuara nga V.Toçi më 1966 rinxorën në dritë arenën si dhe pjesë të shkallëve dhe të galerive. Gjithashtu zbulime të mëtejshme të pjesëve të amfiteatrit janë bërë gjate germimeve dhe studimeve te organizuara nga Universiteti i Parmës ne Itali.
Pervec vlerave direkte qe ka Amfitatri si nje monumet i vecante kulture dhe si deshmi e trashegimise se pasur kulturore te Durresit, ai ka vlera studimore per historine e tij te lashte dhe ngjarjet qe mbart mbi vet. Keto fakte e bejne te preferuar per turistet e shumte qe vijne nga te gjithe kontinentet, per stjuduesit, per arkeolloget dhe kohet e fundit po behen projekte me qellim qe ky monument te kthehet ne nje qender ku te zhvillohen cfaqje te ndryshme. Provat e para jane kaluar me sukses.