Kalaja
e Ishmit është e vendosur në një pikë dominante
të qendrës së Komunës së Ishmit, nga ku “kontrollohet”
cdo rrugë hyrje nga deti për në brendësi të territorit
të asaj zone. Në këmbët e saj është lumi i
Ishmit i cili dikur ishte i lundrueshëm dhe përfundonte në
një skele në breg të detit. Përvec kësaj kalaja
ishte e vendosur në qendër të një zonë shumë
të populluar në atë kohe, banorët e të cilës
nuk i nënshtroheshin dhe krijonin vazhdimisht probleme për Perandorinë
Otomane. Kështu me propozimin e një feudali të pasur në
Portën e Lartë te Perandorise Otomane, u ndërtua kalaja e
Ishmit. Qëllimi saj ishte ruajtja e vilajetit nga fshatarët kryengritës
dhe kontrolli i skelës së Ishmit, për të ndaluar kondrabandën
me venedikasit. Kalaja e Ishmit filloi të ndërtohej në verën
e vitit 1572 dhe përfundoi në vitin 1574. Pas përfundimit
të punimeve ne kështjelle u vendos një garnizon prej 410
ushtarësh dhe me armatimet me te mira te asaj kohe. Trashësia
e mureve të kalasë nuk është e njëllojte, ajo varion
nga 1.50 – 1.20 m. Trashësinë më të madhe e kanë
muri jugperëndimor dhe juglindor, të cilët kanë një
mbrojtje natyrore më të dobët. Lartësia e mureve në
pjesët më të ruajtura nuk i kalon 5 m. kështu që
po të shtohet lartësia e bedenave do të ishte një lartësi
e përgjithshme prej rreth 7 m. Terreni Brenda kështjellës
është më i ngritur nga ai jashtë saj, kështu që
muret ju vishen pjesërisht shpateve te kodrës. Një pjesë
e konsiderueshme e mbushjeve është krijuar që nga koha e
ndërtimit të kështjellës deri në ditët tona,
dhe sidomos kur ajo e pat humbur rëndësinë e saj të
dikurshme.
Lehtësia për të arritur tek kalaja, peisazhi i larmishëm
dhe i jashtëzakonshëm që hapet nga ai vend, gjendja e saj
e mirë dhe historia që lidhet me ndërtimin e jetën e
kalasë, e bëjnë një pikë tërheqëse për
turistët e shumtë që vijnë për ta vizituar si nga
brenda ashtu edhe nga jashte Shqiperise. për të luftuar kundër
fshatarëve kryengritës dhe për kontrollin e skelës së
Ishmit, për të ndaluar kondrabandën me venedikasit.