U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com
Draçi
Është fshati qendror i një zone të butë kodrinore që nuk kalon 250 m lartësi mbi nivelin e detit. Pranë tij në distance nga 2 deri në 8 km gjenden disa qendra të banuara si Shën Pjetri, Biza e Shetaj. Relievi i ngjan një shale (sele) që nga veriu zbret butë në gjirin e plazhet e Patokut, ndërsa nga jugu zbret gjithashtu butë në gjirin dhe plazhet e mrekullueshme të Lalëzit. Në drejtim të perëndimit zona përfundon me Kepin e mirënjohur të Rodonit. Nga shtëpitë e fshatit, në çdo kohë, horizonti yt përfshin edhe jugun edhe veriun e Shqipërisë e deri në Mal të Zi.
Që në lashtësi, zjarret që ndizeshin në segmente të ndryshme të kësaj zone, lajmëronin deri në Krujë për ngjarje të pritshme, gëzime apo luftëra, ardhje të miqve apo të armiqve.
Në parcelat e tokave bujqësore të zonës, e sidomos përrreth shtëpive, kultivohen perime e prodhohet rrush e fruta të të gjitha llojeve. Këto prodhime janë me të vërtetë organike, pasi nuk përdoren kimikate. Edhe mishi, qumështi, djathi i dhive e mjalti kanë një shije të veçantë e u mungon vetëm certifikata formale për të qenë prodhime „bio“. Peshku gjendet me shumicë në atë zonë, pasi peshkimi është njëri nga aktivitetet kryesore të familjeve të zonës. Prodhimet janë të destinuara për përdorim vetjak dhe një pjesë e tyre shkojnë në tregjet e zonave turistike.
Përveç peizazhit, mjedisit të pastër e gjelbërimit, vizitori ka mundësinë që të shikojë edhe qendrat historike e trashëgiminë kulturore të zonës.
Në Draç aktualisht mund të shkosh në dy drejtime. Preferohet të lësh autostradën në Sukth e të marrësh drejtimin e Ishmit. Më tej rrugën kryesore mund ta lësh në fshatin Shkafane e të kalosh nga drejtimi i Gjirit të Lalëzit, ose mund të vazhdosh në drejtim të qendrës së Ishmit e në fshatin Lalëz mund të devijosh direkt për në Draç. Një alternativë tjetër është rruga nga Fushë - Kruja në drejtim të Ishmit. Me mbarimin e rrugës së re nacionale për në Gjirin e Lalëzit, dalja më e preferuar do të jetë ajo e Maminasit (qender e banuar përpara Sukthit).
Me
mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione
      
PromAdria
Marche                 
  
  
  
-----------------------------
V.A.L.T.-
Valorization of Art,
Language and Tourism
     
   
V.A.L.T                 C
E
           
Regione
Puglia   Provincia
Lecce