U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com
Kruja
Normalisht, do të thonim që Kruja është njëra nga Bashkitë e Qarkut të Durrësit. Në fakt kjo është e vërtetë, por është shumë pak për ta përcaktuar kështu. Për bukuritë e saj, për pozicionin ku është e vendosur dhe për rolin e famën e kësaj zone në historinë e Shqipërisëe të shqiptarëve, do të thonim që Kruja është Kruja. Ajo është një identitet më vete, që nuk ka nevojë ta lidhësh me emra të tjerë për ta prezantuar. Në muret e kështjellës së Krujës, në kullat e saj, në shtëpitë e gurta e të bardha, në pazarin e vjetër, në rrepet shekullorë, në shkëmbinjtë që vështrojnë krenarë nga maja e malit, në Sarisalltik, tek Shkëmbi i Vajës, në burimet me ujë të ftohtë, në veshjet karakteristike të grave e të burrave, në këngët e vallet e mrekullueshme, në dialektin e veçantë e kudo tjetër atje, është incizuar e përcjellë e padëmtuar historia e lavdishme e shqiptarëve. Muzeumi Etnografik dëshmon pasurinë shpirtërore dhe shijet e veçanta për jetën e banorëve të asaj zone. Muzeumi Historik “Gjergj Kastioti – Skënderbeu” dëshmon ... më tepër
Me
mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
Regione
PromAdria
Marche
-----------------------------
V.A.L.T.-
Valorization of Art,
Language and Tourism
V.A.L.T C
E
Regione
Puglia Provincia
Lecce
Mbetjet e qytetit antik Albanopoli gjenden ndermjet qytetit te Fush- Krujes dhe atij te Krujes, vetem 10 km larg Aeroportit nacional „Nene Tereza“. Megjithese ende i pazbuluar dhe studjuar mire, tani atje duken qarte muret rrethues dhe disa objekte te tjere karakteristik. Te dhenat e para te shkruara per kete qytet gjenden ne vepren e Ptolemeut „Gjeografia“, ne shekullin e dyte te eres tone. Mendohet qe qyeteti ka qene kryeqendra e fisit ilir te Albaneve, nga te cilet rrjedh edhe emri i sotem i shqiptareve. Sipas studimeve te dijetarit te shquar shqiptar Prof. Selim Islami, qyteti ka lulezuar nga mesi i shekullit te IV deri ne shekullin e I para eres se re. ...
Eshte ngritur ne
vitin 1982 brenda territorit te Keshtjelles se Krujes. Ai ka dimension
dhe permbajtje kombetare pasi pasqyron te gjithe historine e Shqiperise.
Ndertesa ka karakterin e nje memoriali. Ne ndertimin e Muzeut jane perdorur
elemente arkitektonik si trare te rende e harqe guri. Veprat e artit,
gdhendjet ne dru, gur, hekuri i rrahur, hartat, piktuart e skulpturat
kane edhe vlera si nje materjal ndihmes historik.
Ne nje pavjon me vete prezantohet lashtesia. Nepermjet objekteve arkeologjike
te ekspozuar, vertetohet se trualli yne ka qene i banuar nga iliret
(paraardhesit e shqiptareve), ketu e 4000 vjet me pare.