U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com
Qyteti
antik Albanopoli
(Zgerdheshi i sotem)
Mbetjet e qytetit antik Albanopoli gjenden ndermjet qytetit te Fush- Krujes dhe atij te Krujes, vetem 10 km larg Aeroportit nacional „Nene Tereza“. Megjithese ende i pazbuluar dhe studjuar mire, tani atje duken qarte muret rrethues dhe disa objekte te tjere karakteristik. Te dhenat e para te shkruara per kete qytet gjenden ne vepren e Ptolemeut „Gjeografia“, ne shekullin e dyte te eres tone. Mendohet qe qyeteti ka qene kryeqendra e fisit ilir te Albaneve, nga te cilet rrjedh edhe emri i sotem i shqiptareve. Sipas studimeve te dijetarit te shquar shqiptar Prof. Selim Islami, qyteti ka lulezuar nga mesi i shekullit te IV deri ne shekullin e I para eres se re. Ai u ndertua fillimisht mbi bazen e nje vendbanimi te fortifikuar te fiseve ilire te ketyre trevave gjate periudhes protourbane.
Studime e germime te pjeseshme qe njihen, jane bere ne kete qytet qe ne mesin e shekullit te XIX nga shume dijetar te huaj nder te cilet austriaku Georg Hahn. Rilevimi i pare topografik i zones se qytetit eshte bere ne qershor te vitit 1919 nga arkeolloget austriake Praschniker e Schober. Vecanerisht ata bene rilevimin e sistemit te fortifikimit dhe studjuan muret karakteristik rrethues te ndertuar me blloqe guresh kuadratik shume te medhenj.
Eshte provuar qe ne kohen e lulezimit te tij, Albanopoli ishte nje nga qytetet me te rendesishme te Ilirise dhe qe kishte marrdhenie te fuqishme tregetare me qytete dhe treva te tjera. Gjate germimeve atje jane zbuluar gjetja te shumta nder te cilat shume monedha te prera ne Dyrrah, Apolloni, Lisus, Korkyre, Maqedoni etj.
Me kalimin e shekujve, per shkak edhe te luftrave e levizjeve te medha ne Ballkan e ne tere Europen, Albanopoli e humbi rendesine e tij si qytet por ka lene te incizuara gjurmet e nje qyteterimi te lashte qe deshmojne historin e lavdishme te shqiptareve. Te vizitosh Albanopolin do te kesh mundesi te lexosh pak nga historia e Shqiperise. Te germosh e te studjosh Albanopolin, me siguri do te gjendesh perpara gjurmeve te nje qyteterimi te lashte te Mesdheut.Kontakt: Shoqata „Albanopoli“. Tel. 00355 52 225272,
Mobile: 00355 692488043, e.mail: haxhitaga@gmail.com
U.P.R. "Tauleda“
Me
mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione
      
PromAdria
Marche                 
  
  
  
-----------------------------
V.A.L.T.-
Valorization of Art,
Language and Tourism
     
   
V.A.L.T                 C
E
           
Regione
Puglia   Provincia
Lecce