U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com

Kruja

Normalisht, do të thonim që Kruja është njëra nga Bashkitë e Qarkut të Durrësit. Në fakt kjo është e vërtetë, por është shumë pak për ta përcaktuar kështu. Për bukuritë e saj, për pozicionin ku është e vendosur dhe për rolin e famën e kësaj zone në historinë e Shqipërisë e të shqiptarëve, do të thonim që Kruja është Kruja. Ajo është një identitet më vete, që nuk ka nevojë ta lidhësh me emra të tjerë për ta prezantuar. Në muret e kështjellës së Krujës, në kullat e saj, në shtëpitë e gurta e të bardha, në pazarin e vjetër, në rrepet shekullorë, në shkëmbinjtë që vështrojnë krenarë nga maja e malit, në Sarisalltik, tek Shkëmbi i Vajës, në burimet me ujë të ftohtë, në veshjet karakteristike të grave e të burrave, në këngët e vallet e mrekullueshme, në dialektin e veçantë e kudo tjetër atje, është incizuar e përcjellë e padëmtuar historia e lavdishme e shqiptarëve. Muzeumi Etnografik dëshmon pasurinë shpirtërore dhe shijet e veçanta për jetën e banorëve të asaj zone. Muzeumi Historik “Gjergj Kastioti – Skënderbeu” dëshmon historinë e lavdishme jo vetëm të Krujës, por të gjithë shqiptarëve. Kur lexon në Muzeumin e Krujës, korrespondecat dhe dokumentet për marrëdhëniet e Skënderbeut e të kancelerive të Krujës me kanceleritë e burrat më të shquar të Europës së shekullit XV, arrin të kuptosh vlerat dhe peshën që kishte Kruja në histori.
Çdo natë Kruja mezi arrin të shlodhet nga vizitorët e shumtë që pret gjatë ditës. Vijnë nga të gjithë kontinetet dhe ikin të impresionuar dhe me çantat plot me suvenire, që janë traditë e artizanëve të zot krutanë. Por edhe vizitorët ikin të lodhur. Në disa orë ata duan të shohin e të provojnë gjithçka, por kjo gjë është e pamundur. Të privilegjuar janë turistët që qëndrojnë e kalojnë pushimet në Krujë. Kështu ata kanë mundësi të vizitojnë me nge muzeumet, kështjellën e dhjetëra qendra të tjera të vizitueshme që gjenden në zonën e Krujës. Shëtitjet me këmbë e ngjitjet në mal, me të vërtetë të çojnë nga një vend interesant në një tjetër, por njëkohësisht këto lëvizje janë një kënaqësi më vete. Më pas vjen edhe ushqimi natyral e gatimi tipik i zonës. Një personalitet i huaj qe vizitoi Krujën dhe drekoi atje, e “mbushi disa herë pjatën” me të famshmen “fërgesa krutane”.
Banorët e vendit i kanë ristrukturuar shtëpitë e tyre karakteristike me histori sa edhe ata vet. Në dhomat komode mund të kalosh net të këndshme e të harrohesh në gjumin e ëmbël që të zë nga qetësia e ajri i pastër e i freskët.
Në Krujë shkohet shumë shpejt. Më pak se 40 km janë nga Tirana, pak më shumë se 40 km janë nga Durrësi e vetëm 20 km janë nga aeroporti.

Me mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione        PromAdria
Marche
       
   
      
        
-----------------------------

V.A.L.T.- Valorization of Art,
Language and Tourism

         
V.A.L.T                 C E
           
Regione Puglia   Provincia Lecce

Reklama

© Tauleda, ky web site eshte finacuar nga
Projekti "Zhvillimi i Sistemeve Turistike ne Shqiperi" dhe Projekti V.A.L.T "Vleresimi i Artit, Gjuhes dhe Turizmit"