U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com
Sukthi
Sukthi është njëra nga 6 bashkitë e Qarkut të Durrësit dhe, përveç qendrës, në të bëjnë pjesë edhe 6 qendra të tjera të banuara që ndodhen deri në 15 km largësi. Qendra e Bashkisë gjendet në buzë të autostradës Durrës - Tiranë dhe vetëm 12 km larg nga Durrësi.
Historia e zonës është e lashtë. Zbulimet arkeologjike në Hamalle, tuma ilire që është zbuluar afër territorit të Sukthit etj. janë dëshmitare që zona ka qënë e banuar që në lashtësi. Rrushkulli, që ndodhet në pjesën veriperëndimore të qendrës së Sukthit, ka shërbyer gjithmonë si Durrësi rezervë. Në raste luftrash apo fatkeqësish të kohës, durrsakët strehoheshin dhe jetonin në Rrushkull. Jo rastësisht atje gjen kishën katolike, kishën ortodokse dhe xhaminë e myslimanëve. Në pyjet gjigande të Rrushkullit, fare pranë detit, rriteshin tufat e mëdha të kuajve e të lopëve të egra. Edhe historia e Sukthit në shekullin e kaluar është shumë interesante dhe lidhet me hapat e para të zhvillimit të kapitalizmit në Shqipërinë e paraluftës. Sipas studimit të historianit Dhimitër Miho, shoqëria italiane EIAA mori me qera nga shteti shqiptar i asaj kohe, për 99 vjet, tokat e kësaj zone. Këtu u krijua një ndërmarrje e fuqishme bujqësore. Shoqëria bëri investime të mëdha në bonifikimin e tokave, në ndërtime dhe solli teknologjitë më të reja të kohës. Ndryshimet e pasluftës, shtetëzimet komuniste, bënë që të largohej EIAA dhe Shqipëria edhe në këtë rast të zhytej në izolimin nga bota që vazhdoi për gati 50 vjet. Gjurmët e ndryshimeve që solli EIAA gjenden akoma në territorin e Sukthit. Janë krijuar edhe toponime, siç janë p.sh. “Kanali i Italisë”, “Bosko” etj. Shumë vende që mbartin gjurmët e asaj kohe janë edhe të vizitueshme.
Sipërfaqja e territorit është rreth 52.000 ha. Me përjashtim të disa kodrave të buta, pjesa më e madhe e territorit është fushor. Në rreth 12 km nga perëndimi zona kufizohet nga deti, që do të thotë se ka po kaq gjatësi plazhe ranore. Këto plazhe kanë në shpatullat e tyre breza të gjerë me pisha e shkurre si dhe zona të lagura, të cilat i ndajnë plazhet nga tokat bujqësore. Duke qenë se këto plazhe janë afër qyteteve dhe zonave të mëdha të banuara si dhe për shkak se rrugët lidhëse janë në gjendje të mirë, plazhet janë shumë të preferuara nga turistët dhe vizitorët. Që në hyrje të Bashkisë sheh lumin Erzen, i cili vazhdon të jetë kufiri i kësaj zone deri kur derdhet në det, pas rreth 15 km.
Zona dallohet për potencialin e madh bujqësor dhe turistik. Banorët e zonës e të tjerë investitorë, kanë bërë ndërtime dhe kanë përmirësuar e përshtatur shtëpitë e tyre për të pritur turistë si dhe kanë bërë investime të lehta për shërbime në sektorin e turizmit.
Me
mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione
      
PromAdria
Marche                 
  
  
  
-----------------------------
V.A.L.T.-
Valorization of Art,
Language and Tourism
     
   
V.A.L.T                 C
E
           
Regione
Puglia   Provincia
Lecce
Qarku
i Durrësit shtrihet në ultësirën perëndimore
qendrore të Shqipërisë. Pozicioni i tij kundrejt pjesës
tjetër të Shqipërisë si dhe kundrejt detit, e kanë
bërë një ...
                                            ...
më tepër