U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com

Rrushkulli

Eshte njëra nga qendrat e banuara më interesante dhe me potencial për turizmin familjar. Ajo gjendet vetëm 4 km larg plazhit me të njëjtin emër, i cili është ranor dhe ka një gjatësi prej mbi 7 km. E tërë zona e plazhit është e virgjër. Përveç “bunkerëve” të braktisur që dëshmojnë akoma çmendurinë e regjimit totalitar të kaluar, ndërtimet më të afërta janë ato të qendrës së banuar. Vetëm një djalë i mençur i zonës s’ka sfiduar logjikën e ndërtimit të bunkerëve. Njërin prej tyre e ka transformuar në vila “Bunkeri”. Përveç restorantit që ofron peshkun e zonës, atje edhe mund të flesh në dhomat komode që janë adaptuar mbi bunker. Në anën jugore të territorit, Rrushkulli kufizohet nga lumi Erzen, i cili e shton shumë gjelbërimin dhe peizazhin. Brenda territorit të Rrushkullit, në një sipërfaqe prej mbi 600 ha, gjendet njëra nga zonat e mbojtura më të njohura në Shqipëri. Kjo zonë ka statusin e Zonës së Mrojtur të Kategorisë së IV. Në këto kushte, flora dhe fauna si tokësore ashtu edhe ujore është shumë e pasur. Brenda këtij territori është në përfundim një rezort dhe po aty po krijohet edhe një lloj parku zoologjik mjaft i pasur e origjinal. Mjedisi i pastër e i gjelbër, lamia e peizazheve, lumi, deti, pyjet, zona e mbrojtur, fermat e vogla bujqësore dhe blegtorale të vendasve, shtëpitë karakteristike e të mirëmbajtura, ushqimet tipike dhe bujaria e vendasve autoktone u japin mundësi turistëve dhe vizitorëve që të kalojnë pushime të qeta e sipas preferencave, të lahen në det, të shëtisin në këmbë, me biçikletë apo me varkë, të ushtrojnë gjuetinë sportive të peshkut e të shëtisin në parqet e zonës.

 

 

Me mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione        PromAdria
Marche
                 
        
-----------------------------

V.A.L.T.- Valorization of Art,
Language and Tourism

         
V.A.L.T                 C E
           
Regione Puglia   Provincia Lecce

Reklama

© Tauleda, ky web site eshte finacuar nga
Projekti "Zhvillimi i Sistemeve Turistike ne Shqiperi" dhe Projekti V.A.L.T "Vleresimi i Artit, Gjuhes dhe Turizmit"