U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com

VILA “BUNKERI”

Emri që i ka vënë pronari duket se është një sfidë që i është bërë objektit të mëparshëm që shërbente si strehim i topave të artilerisë bregdetare. Nëse dikur në atë vënd do mbroheshim nga “armqtë kapitalistë” që do vinin nga deti, tani atje mund të kalojmë pushime të qeta buze po atij deti që ne te vërtetë sjell paqe e kënaqesi.
Edhe projektuesit e bunkerit të vërtetë do ta kishin zili këtë strukturë te bukur që ngrihet mbi krijesën e tyre prej hekuri e betoni. Atje ku rrinin topat e ftohtë metalik e municionet e frikshëm, tani është magazina që ruan ushqimet dhe peshkun e frekët që sjellin peshkatarët cdo mëngjes. Në krahët e bunkerit qëndrojnë dhomat e vogla komode ku mund të pushosh e të të zërë gjumi nga shushuritjet e ëmbëla të dallgëve të detit që e ke atje poshtë. Në “majë” të bunkerit është restoranti ku me cmime shumë të arësyeshme mund të hash peshkun që e ke zgjedhur vet poshtë në magazinë.
Ne vilën ish bunker ka katër dhoma me tetë shtretër.
Aftësia dhe vullneti i pronarit ka berë që “bunkeri” tani të jetë i rrethuar me një lulishte të bukur në të cilën është edhe një tjetër bar – restorant veror.
Pronari ofron edhe shetitje me barkë apo peshkim sportiv.
Nëse deshironi të hani vetëm një drekë, atëhere mund ta prenotoni edhe më perpara.

Cmimet e shërbimeve:

Në sezonin e ulët : Fjetje dhe mëngjesi: 15 Euro për person.
Në sezonin e lartë: Fjetje dhe mëngjesi: 19 Euro për person

Prenotimet bëhen nëpërmjet U.P.R. “Tauleda”
Adresa: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mobile: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com

 

 

Me mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione        PromAdria
Marche
                 
        
-----------------------------

V.A.L.T.- Valorization of Art,
Language and Tourism

         
V.A.L.T                 C E
           
Regione Puglia   Provincia Lecce

Reklama

© Tauleda, ky web site eshte finacuar nga
Projekti "Zhvillimi i Sistemeve Turistike ne Shqiperi" dhe Projekti V.A.L.T "Vleresimi i Artit, Gjuhes dhe Turizmit"