U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com
Me
mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione       
PromAdria
Marche                 
  
  
  
-----------------------------
V.A.L.T.-
Valorization of Art,
Language and Tourism
     
   
V.A.L.T                 C
E
           
Regione Puglia   Provincia
Lecce
PAZARI I KRUJES
Pazari i vjetër i Krujës ose siç thirret nga vendasit, Pazari i Derexhikut, shtrihet në të dy anët e rrugës së vjetër të shtruar me kalldrëm që të çon në kala. Ky pazar ka ekzistuar që në Kohën e Skënderbeut.
Pazari i Derexhikut ka patur rreth 150 dyqane që shtriheshin nga qendra e qytetit e deri në hyrjen e Kalasë. Pazari i vjetër i rezistoi pushtimit turk, duke u kthyer ndër qendrat më të rëndësishme të zhvillimit tregtar. Në shekullin XVII, qyteti mori një zhvillim ekonomik dhe rrjedhimisht edhe zejet e vendosura në Pazar.
Tani atje ndodhen rreth 30 dyqane, të cilat kanë pothuajse të njëjtën strukturë ndërtimi, lartësi të njëtrajtshme, çati me tjegulla. Brenda, muret dhe tavani jane të veshura me dru, sikurse edhe qepenat nga ana e rrugës. Ne keto dyqane reklamohen mallra dhe objekte tërheqëse te prodhuara nga artizanet e Krujes dhe te zonave per rreth..
Eshte restauruar ne vitin 1968 me rastin e 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbeut. Kohet e fundit eshte restauruar dhe ndertuar rruga qe lidh pazarin me kalane.