Përparësitë tona kryesore janë: kostoja e ulët e printimit cilësor dhe shpejtësia.
"DDS" në vitin 2004 u hap si një studio grafike e cila do të kishte në përparësi zhvillimin e projekteve grafike.
Por në vitin 2013, pas një periudhë të gjatë në fushën e dizenjimit dhe ndjekjes së punes deri ne printim, "DDS" mori një drejtim tjetër, në fushën e stampimeve, asaj iu shtuan dhe makineritë offset dhe iu dha mundesia te te konkuruar ne treg.
Sot "DDS" është në gjendje që ti ofroj një shërbim të plotë klientit në realizimin e publicitetit të nevoshëm per të dhe me një cmim goxha konkurues në treg.
Për të garantuar cilësinë dhe konkurrueshmërinë në prodhimin e reklamave dhe materialeve të shtypura komerciale, shtypshkronja jonë përdor pajisjet më bashkëkohore dhe makinat efikase të kompensimit dhe shtypjes me ngjyra digjitale. Cilësia, shpejtësia dhe komoditeti në shërbimin tuaj.
Shërbimi i kujdesshëm në procesin e prodhimit në OFFSET për sasi të mesme dhe të mëdha ështe një teknologji që duhet marrë parasysh për çështjen e çmim/sasi normalisht që cilësia është parësore. Cilësi qe është në bazë të karakteristikave të produktit të kërkuar është e garanturar si në stampimet digitale dhe në ato offset.
"DDS" ju ofron produktet e meposhtme në dizenjimin dhe prodhimin me cilesi / kohe dhe çmim të cilën nuk do ta gjeni në asnjë shtypshkronjë tjetër:
• kartvizita
• fletëpalosje
• broshura
• katalogë
• letra te intestuara
• postera
• kartolina urimi
• libra
• menu
• fletepalosje
• etiketa
• kalendare muri, tavoline apo te cdo formati tjeter
• blloqe • axhenda
• Fatura/Letra speciale • Leter të personalizuara dhe me element sigurie
• revista, gazeta etj
dhe produkte të tjera sipas kërkesave
Broshura e stampuar në formatin A4 ose A3 (por dhe në formate të tjera më specifike që do klienti) pasi paloset në këtë formë të jep idenë (ballore) sikur janë dy dyer që hapen.
Një palosje e tillë të jep mundesinë e 6 faqeve për material (tekste+foto) ku 4 nga këto do të jenë të ngushta dhe të gjata dhe 2 të tjerat do të jenë më të gjera.
Broshura TRI-FOLD e stampuar në formatin A4 ose A3 (por dhe në formate të tjera më specifike që do klienti) pasi paloset në këtë formë është më standartja e përdorur.
Një palosje e tillë të jep mundesinë e 6 faqeve për material (tekste+foto) ku të gjashta do të jenë të barabarta në dimesione.
Broshura e stampuar në formatin A5, A4 ose A3 (por dhe në formate të tjera më specifike që do klienti) pasi do të paloset në këtë formë do të japi mundesinë e 4 faqeve për material (tekste+foto) ku të katërta këto do të kenë dimesione të barabarta.