U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com
Perlati
Është një qendër e banuar, e vendosur në kodrat me të njëjtin emër, e zhytur në gjelbërim dhe fare pranë vreshtave të sistemuara e kantinave të vogla, prona të banorëve vendas. Ndodhet vetëm 10 km larg qendrës së Bashkisë, pra edhe autostradës. 4 km rrugë e mirë e lidhin me plazhet e Hamalles që ndodhen në pjesën veriore të Bashkisë dhe po kaq distancë e ndan nga plazhet e Rrushkullit. Nga ballkonet e shtëpive të bukura e të ristrukturuara të Perlatit mund të soditësh në çdo orë të ditës peizazhin e mrekullueshëm. Në majën e kodrës së Perlatit ndjehesh sikur je në qendër të një qarku gjigand që ka në periferinë e rrethit kodrat e Durrësit, të Shënavlashit, të Maminasit, të Manzit e të Ishmit dhe nga ana tjetër harku mbyllet në horizontin e pafund të detit. Amatorët e forografise nuk do gjenin rast më të mirë për të fotografuar diellin që del me gëzim nga prapa kodrave apo që zbret me përtesë atje ku kaltërsia e detit bashkohet me ngjyrën trandafil të qiellit në perëndim.
Dita e një turisti që vendos të kalojë pushimet në Perlat do jetë me të vërtetë e lodhshme. Do të nxitojë që të shijojë rërën e detin, të ndjekë peshkatarët në mëngjeset e bukura kur dalin nga deti e vjelin peshkun, të dëgjojë batutat e këndshme të peshkatarëve fjalëpak, kur rrjetat janë plot e të shohë vështrimet e tyre të trishtuara të ngulura mbi rrejtat, kur ato nuk kanë zënë gjë. Pastaj vijnë shëtitjet në ajër të pastër e në gjelbërime të pafundme. Pak kohë i duhet kushtuar edhe vreshtave e kantinave. Mund ta vjelësh vet rrushin e freskët e me dëshirë edhe mund të ndihmosh të zotin e shtëpisë kur vjel rrushin. Edhe verën mund ta zgjedhësh vet në kantinat e shumta të zonës, bile mund të shuash kuriozitetin duke ndjekur procesin e përgatitjes së verës. Është me të vërtetë një argëtim i madh të rrish i ulur në një stol e të ndjekësh currilin e hollë të rakisë kur del nga kazani. Edhe vet mund të mësosh fare kollaj se si mbushet kazani me rrushin e fermentuar, si ndërrohet uji i depozitës për kondensimin e rakisë e bile edhe të shijosh cilësinë dhe gradacionin e saj.
Amatorët e prodhimeve të dorës do të gjejnë mundësi të shohin si bëhen qëndisjet apo si prodhohen qylymat e bukura të kësaj zone. Gra të përkulura përpara avlëmendit (makineria primitive prej druri ku prodhohen qylymat) e vajza të reja me gjergjef të mbështetur në gjunjët e mbledhura, nxjerrin nga duart e tyre prodhime të mrekullueshme. Ato nuk kanë kompjuter përpara e nuk i njohin programet e sofistikuara dhe industrinë. Në trurin e tyre, që nga kohët e vjetra janë regjistruar programe që pasurohen nga fantazia, dëshirat dhe ëndrrat e fshehura në shpirtin e tyre të pastër.
Ata që mbajnë dietë e kanë më të vështirë në Perlat. Ushqimet jane aq të shijëshme dhe natyrale, saqë nuk reziston dot pa ngrënë shumë e pa i provuar të gjitha.
Me
mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione
      
PromAdria
Marche                 
  
  
  
-----------------------------
V.A.L.T.-
Valorization of Art,
Language and Tourism
     
   
V.A.L.T                 C
E
           
Regione
Puglia   Provincia
Lecce