U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com
Hamalle
Është zona e banuar e vendosur në pjesën veriore të Bashkisë së Sukthit dhe vetëm 12 km larg qendrës së saj, pra 12 km larg autostradës apo 24 km larg Durrësit. Më pak se 30 km rrugë (pjesa më madhe autostradë) të sjellin në Hamalle nga Aeroporti nacional “Nënë Tereza”. I gjithë relievi është fushor dhe në pjesën perëndimore për mbi 5 km kufizohet nga deti. Kështu, në këtë territor janë po kaq km plazhe, të cilët nga jugu takohen me plazhet e Rrushkullit e nga veriu me ata të Gjirit të Lalëzit. Zona e plazheve ndahet nga toka bujqësore me një brez pishash e shkurresh të dendura e në kufi me ta një zonë e lagur. Falë larmisë së territorit edhe flora e fauna e zonës është shumë e pasur. Po ashtu edhe peizazhi është shumë i larmishëm. Ekonomia e zonës është e bazuar kryesisht në fermat e vogla familjare, të cilët prodhojnë perime, fruta, mish e qumësht. Prodhimet janë me të vërtetë organike. Potenciali i prodhimit është tepër i madh. Kohët e fundit kanë filuar të krijohen edhe ferma të mëdha, të cilat furnizojnë tregjet e vendit apo edhe për eksport. Duke qenë një mjedis tepër i pastër e pa asnjë lloj industrie dhe duke parë preferencën e konsumatorëve për prodhimet organike, edhe në fermat e mëdha po zhvillohet drejtimi i prodhimeve bujqësore organike të certifikuara “Bio”.
Kohët e fundit shumë banorë të zonës kanë ristrukturuar shtëpitë karakteristike dhe i kanë bërë të përshtatshme për të pritur turistë. Turistët që preferojnë natyrën, mjediset e qeta e të gjelbëra, turistët që preferojnë prodhimet natyrale e gatimet tipike, që prefërojnë të njohin realitete e tradita të tjera nga ato të qyteteve të zhurmshëm, që preferojnë të takojnë vet prodhues të qendismave e qilimave të veçantë, do t’i gjejnë të gjitha në Hamalle. Shëtitjet në këmbë, me biçikletë apo me kuaj në ajër të pastër e brenda gjelbërimit, vizitat në fermat e vogla, mjelja e lopës apo deles, përgatitja artizanale e djathit, përgatitja e verës, zierja e rakisë, pjekja e bukës etj. dhe deti e plazhet e virgjër, do t’i japin mundësi turistit që në çdo periudhë të vitit, të kalojë në Hamalle ditë pushimi të paharrueshme.
Me
mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione
      
PromAdria
Marche                  
  
  
  
-----------------------------
V.A.L.T.-
Valorization of Art,
Language and Tourism
     
   
V.A.L.T                 C
E
           
Regione
Puglia   Provincia
Lecce