U.P.R. “Tauleda”
Adr.: Bulevardi Kryesor, Pranë ish Kinema Iliria, Durrës.
Tel/fax: 00355 52 24827, Mob.: 00355 692075571
E.mail: tauleda@hotmail.com, tauleda_dr@yahoo.com

Fushë-Kruja

Fushë-Kruja është njëra nga Bashkitë e Qarkut të Durrësit, e vendosur në udhëkryqin më të rëndësishëm që lidh jugun me veriun e Shqipërisë. Me pak humor, kryetari i Bashkisë thotë se Fushë-Kruja është kërthiza e Shqipërisë, bile këtu bie edhe qendra e gravitetit të saj. Përveç qendrës në këtë bashki përfshihen edhe disa qendra të banuara periferike, nga të cilat më interesantja është Zgërdheshi, vendbanimi dhe ndoshta edhe kryeqendra e të parëve të lashtë të shqiptarëve. Rrugë fare të shkurtëra, brenda 20 e 30 km të çojnë në Tiranë, në Durrës, në Ishëm etj. e fare pak kilometra rrugë të çojnë në Aeroporitn nacional “Nënë Tereza”.
Pjesa më e madhe e njerëzve pa eksperienca të mjaftueshme e lidhin fjalën turizëm me fjalen det. Fushë-Kruja është prova e të kundërtës. Turisti mund të kalojë pushimet jo vetëm pranë detit, por edhe në zona si Fushë-Kruja. Afërsia me qytetet e me qendrat e mëdha historike dhe portat kryesore të hyrjes në Shqipëri, mjedisi i pastër e i qetë, gjelbërimi, peizazhet e larmishëm, gjurmët e historisë së lashtë të Shqipërisë brenda këtij territori, traditat, prodhimet e famshme të artizanatit që njihen mirë edhe në tregjet e huaja, zakonet e veshjet e veçanta të zonës, mikpritja, produktet natyrale të vendit e kuzhina tipike, janë vetëm disa nga elementet që e bëjnë tërheqëse këtë zonë për ta vizituar e për të kaluar ditë pushimi të këndshme në çdo periudhë të vitit.
Shtëpitë janë të pastra e komode për të banuar. Ato janë të zhytura në gjelbërim e lule që janë traditë e amvisave të kësaj zone.

Me mbeshtetje të Prefektures Qarkut Durres
"Sviluppo Sistemi Turistici in Albania"
  
Regione        PromAdria
Marche
       
   
      
        
-----------------------------

V.A.L.T.- Valorization of Art,
Language and Tourism

         
V.A.L.T                 C E
           
Regione Puglia   Provincia Lecce

Reklama

© Tauleda, ky web site eshte finacuar nga
Projekti "Zhvillimi i Sistemeve Turistike ne Shqiperi" dhe Projekti V.A.L.T "Vleresimi i Artit, Gjuhes dhe Turizmit"
Albanopoli

Mbetjet e qytetit antik Albanopoli gjenden ndermjet qytetit te Fush- Krujes dhe atij te Krujes, vetem 10 km larg Aeroportit nacional „Nene Tereza“. Megjithese ende i pazbuluar dhe studjuar mire, tani atje duken qarte muret rrethues dhe disa objekte te tjere karakteristik. Te dhenat e para te shkruara per kete qytet gjenden ne vepren e Ptolemeut „Gjeografia“, ne shekullin e dyte te eres tone. Mendohet qe qyeteti ka qene kryeqendra e fisit ilir te Albaneve, nga te cilet rrjedh edhe emri i sotem i shqiptareve. Sipas studimeve te ...

                                     ...më tepër

MUZEUMI Gj.K.Skenderbeu
MUZEUMI Gj.K.Skenderbeu

Eshte ngritur ne vitin 1982 brenda territorit te Keshtjelles se Krujes. Ai ka dimension dhe permbajtje kombetare pasi pasqyron te gjithe historine e Shqiperise.
Ndertesa ka karakterin e nje memoriali. Ne ndertimin e Muzeut jane perdorur elemente arkitektonik si trare te rende e harqe guri. Veprat e artit, gdhendjet ne dru, gur, hekuri i rrahur, hartat, piktuart e skulpturat kane edhe vlera si nje materjal ndihmes historik.
Ne nje pavjon me vete prezantohet lashtesia. Nepermjet objekteve arkeologjike te ...
           

                                        ...më tepër