May 18, 2007 - 12:26 PM


Gjiri i Lalëzit.

Është njëra nga zonat e banuara të Komunës së Ishmit. Ka disa fshatra, të cilët janë të vendosur në këmbët e kodrave të komunës, në ultësirën që rrethon plazhet e bukura të Gjirit të Lalëzit. Gjatësia e vijës bregdetare është rreth 10 km. Gjerësia e brezit të rërës në të gjithë gjatësinë e gjirit shkon nga 150 deri në 300 m. Brezi i rërës kufizohet nga një pyll i dendur me pisha të larta, i ruajtur mirë e krejt i virgjër.         ... më tepër

KALAJA E ISHMIT

Kalaja e Ishmit është e vendosur në një pikë dominante të qendrës së Komunës së Ishmit, nga ku “kontrollohet” cdo rrugë hyrje nga deti për në brendësi të territorit të asaj zone. Në këmbët e saj është lumi i Ishmit i cili dikur ishte i lundrueshëm dhe përfundonte në një skele në breg të detit.                          ... më tepër



     

<< © Tauleda, Mikpritja, Promadria, Regione Marche >>  design by: Design Dreams Studio

"MIKPRITJA"

"CTS - Ancona"

"PROMADRIA"

Mbështetur nga Prefektura Durrës

Eshtë njëra nga 10 Komunat e Qarkut të Durrësit, e cila shtrihet në pjesën veriore të distriktit të Durrësit dhe ka pothuajse formën e një gadishulli. Distanca e qendrës së Komunës nga qyteti i Durrësit është afro 40 km dhe nga Tirana më pak se 50 km. Relievi është i butë kodrinor që zbret në det në plazhe të mrekullueshëm, kryesisht ranore. Lartësia e kodrave nuk i kalon 250 m. Kodrat janë gjithmonë të gjelbëra, falë shkurreve mesdhetare të ruajtura mirë si dhe pyjeve të shumtë të pishave, lisave e dushqeve. Pyjet, shkurret e drurët frutorë zënë pjesën më të madhe të territorit të Komunës. Në këtë territor gjenden edhe disa rezervuarë gjigandë ujëmbledhës, të cilët bashkë me pyjet dhe erën e detit krijojnë një klimë shumë të shëndetshme. Qendrat e banuara, si një kolanë e bardhë, janë të vendosura kreyesisht në kreshtat e kodrave. Prej aty zbulohet një peizazh i mrekullueshëm, ku perzihet në menyrë harmonike ngjyra e kaltër e detit me gjelbërimin e pyllit. Nga shtëpitë e fshatit, në çdo kohë, vetëm me një të lëvizur të kokës, mund të soditësh së paku gjysmën e Shqipërisë.Flora dhe fauna e zonës është shumë e pasur. Përveç shpendëve e kafshëve tipike, breshkës së Hermannit në tokë e breshkës gjigande Kareta Kareta në detin që rrethon Ishmin, aty gjenden lule e bimë mjekësore dhe aromatike në gjendje të egër. Banorët e zonës dhe vizitorët kanë rastin të mbledhin këpurdhat e shumëllojshme e të shijshme që rriten në pyje.
Për shumë shkaqe, prodhimet e zonës janë organike. Për të rritur prodhimet apo për t'i mbrojtur ato, aty përdoren fare pak kimikate. Nëse ke rastin të provosh mishin, qumështin, djathin, vezët, mjaltin, frutat apo edhe gatimet tipike të kësaj zone, do të të mbetet dëshira që t'i shijosh përsëri.
Por nuk është vetëm kaq. Kjo zonë ka bërë pjesë në trekëndëshin e famshëm të qytetërimit të zhvilluar të lashtësisë e të mesjetës në Shqipëri. Gjurmët e këtij qytetërimi janë të incizuara në pika të shumta të këtij territori. Bazilika e Gjurices, Kalaja e Skënderbeut, Kisha e Shën Ndout e Kalaja e Ishmit, janë vetëm pak nga këto gjurmë.
Banorët e fshatrave të komunës kanë restauruar shtëpitë e tyre karakteristike dhe i kanë bërë komode për të pritur turistë. Krahas aftësive origjinale dhe mikpritjes karakteristike, ata kanë aftësi dhe eksperiencë për të pritur turistë.

• Të kalosh disa ditë pushimi në shtëpitë e bukura dhe komode të Ishmit,
• të shijosh peisazhin dhe klimën e rrallë të kësaj zone,
• të jetosh në një mjedis të virgjër pa tymin dhe zhurmat e makinave,
• të shtrihesh në rërën e artë e të lahesh në detin e kaltër të Ishmit,
• të shijosh një mbrëmje të qetë, ku dëgjohet vetëm kënga e natës dhe zhurma e heshtjes,
• të shijosh ushqimet natyrale e kuzhinën e famshme tipike të kësaj zone

…. do të jetë një udhëtim në kujtesën tënde, kur tashmë nuk je i ri, e në qofsh i ri, përveç argëtimeve të tjera, do të jetë së paku një udhëtim në kujtimet që ke marrë nga të parët e tu.
Kush vjen një herë, kthehet përsëri.
Kush nuk vjen, humbet një rast ….. e jo vetëm kaq.


* Lajme...
* Lajme...
Durres me 10.03.2007

RAJONI I MARKES PER RAJONIN E DURRESIT
Ne zhvillimin e qendrueshme te Qarkut te Durresit ka shume aktor. Seicili prej tyre ka rolin dhe ...

Tour Albania 8 giorni


OPERATIVO NAVE ANCONA – DURAZZO

* Lajme...
Tour Albania 8 giorni


OPERATIVO NAVE ANCONA – DURAZZO

© Tauleda. Questo sito web é finanziato da:
Progetto "Sviluppo sistemi Turistici in Albania", Progetto "V.A.L.T-
Valorization of Art, Language and Tourism"
ISHMI